Ky është njeriu që mori hakun për Isa Boletinin

Lajme

Ky është njeriu që mori hakun për Isa Boletinin

Më: 12 qershor 2015 Në ora: 10:23

Heroi kombëtar Isa Boletini, nuk ka shkuar gjakhumbur, siç zakonisht thuhet për ata që vriten e nuk u merret haku. Ishte Demir Ngucati nga Marina e Skenderajt, i cili në nëntorin e vitit 1943, 27 vjet pas vrasjes së Isa Boletinit në Podgoricë, ka nxjerrë gjakun.

Në të vërtetë, ishte Mehmet Gradica, ai i cili kishte kërkuar vullnetarë që të shkojnë e ta vrasin “çetnikun” Nikolla Gjillas, i cili jetonte qetë në një shtëpi në qytetin e Skenderajt, që asokohe njihej si Serbica.
“Pse po shkoni me ba luftë në Koloshin, këtu e kemi një çetnik të cilin duhet ta vrasim, e ai është Nikolla Gjillas, i cili po organizon grupe çetnike. Ne (Mehmeti me xhandarët e tij) nuk kemi mundësi ta vrasim, sepse atë po e mbron Xhafer Deva, me kërkesë të gjermanëve, por duhet këtë ta bëjë dikush nga civilët”, citon fjalët e Mehmet Gradicës, Jetullah Ngucati, tani 82-vjeç, i cili është nip i Demirit. Sipas tij, Demiri ishte paraqitur vullnetar dhe ai i kishte thënë Mehmet Gradicës: “Unë shkoj edhe e vras, nuk shkoj në Koloshin pa e vra Nikollën”/Zeri/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat