Ata duan miliona e miliarda, jo heronj kombëtarë

Lajme

Ata duan miliona e miliarda, jo heronj kombëtarë

Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më: 12 qershor 2015 Në ora: 17:40

***Heronj janë ata shtetarë dhe liderë politikë shqiptarë, që patën guximin dhe krenarinë të merrnin pjesë në rivarrimin e Isa Boletinit, më 10 qershor 2015 në vendlindjen e tij në Boletin të Kosovës. Veprat flasin vetë, fjalët i merr era si gjethin e harlisur.

Data 10 qershor 2015, do të mbahet në mend si datë e shënuar historike për Kosovën për këto dy arsye kryesore: E para, sepse pas një shekulli, në Boletin të Mitrovicës u rikthye gjenerali dhe heroi gjithëkombëtar shqiptar Isa Boletini, kurse e dyta është turpi historik, kombëtar dhe shtetëror i rivarrosjes së Isa Boletinit pa përcjellje dhe nderime ushtarake shtetërore nga Tirana dhe nga Prishtina. Këtë turp dhe shëmti politike, nuk e ka merituar emri dhe vepra heroike kombëtare dhe shtetërore e Isa Boletinit, sepse ai ua themeloi Shqipërinë, kurse këta vagabondët dhe arrogantët e papërgjegjshëm politikë, nuk e panë të arsyeshme, që atë ta rivarrosin me nderimet më të larta ushtarake shtetërore. – Ai pati guximin dhe trimërinë, që me luftë ta themelonte shtetin shqiptar, kurse këta korrupcionistët dhe tradhtarët me dëmkë në liri dhe në paqe, u fshehën në “birë të miut”, nuk patën kurajon, që ta rivarrosnin Isa Boletinin në truallin e tij të shenjtë të Shqipërisë Etnike.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat