“Po vjen politikania, të cilës ia kanë frikën më shumë”

Lajme

“Po vjen politikania, të cilës ia kanë frikën më shumë”

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 10:56

“Dite e shenuar per vendin tone vizita e pare dypaleshe e nje kancelari te Gjermanise ne Shqiperi! Willkommen in Albanien Kanzlerin Merkel”.

Kështu shkruan në FB kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë që Merkel pritet të shkelë tokën shqiptare për herë të parë, agjencia Associated Press shkruan se kjo vizitë vjen në një kohë që “ambiciet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar me Bashkimin Europian janë komplikuar nga kriza greke dhe rivalitetet e tyre reciproke”.

“Kancelarja Merkel- që është politikania perëndimore më me ndikim, më e respektuar dhe të cilës ia kanë më shumë frikën në Ballkan- planifikon të vizitojë Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnjen”.

“Të tre shtetet kanë një dëshirë të deklaruar për t’u bashkuar me BE-në, por për shkak të krizës greke, Merkel dhe të tjerë liderë të BE ka të ngjarë që të kërkojnë kushte më të ashpra për të pranuar vende me ekonomi të trazuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat