Merkel në Serbi, ja çfarë kërkoi nga Vuciq

Lajme

Merkel në Serbi, ja çfarë kërkoi nga Vuciq

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 20:22

(E plotësuar) Pas vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Shqipëri, ajo ka udhëtuar për në Beograd ku është pritur e më pas është takuar sy më sy me homologun e saj serb Aleksandar Vuciq.

Që të dy homologët, janë paraqitur në një konferencë për shtyp.

Merkel ka thënë se Beogradi është treguar i gatshëm që të bëjë kompromise me Prishtinën, raporton Tanjug.

Ajo e ka kujtuar se më parë ishte e paimagjinueshme që edhe pas 13 ose 14 orësh bisedime duke me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të lartë të BE-së, të takohej me Kryeministrin e Serbisë dhe të Serbisë në një ditë, por që sot kjo është një rast krejt i zakonshëm.

Ajo ka thënë se vendi i saj i mbështet reformat në Serbi, e cila ka treguar rezultatet e para pozitive.

Kancelarja gjermane i është falënderuar Vuciqit për nismat që ka marrë për pajtimin në rajon, si dhe për gatishmërinë për të arritur kompromisin me Prishtinën.

Merkel para udhëtimit në Beograd, pati thënë se hapja e kapitujve të dialogut me Prishtinën dhe ecuria e këtyre bisedimeve, është e lidhur ngushtë me rrugën e Serbisë për në Bashkimin Europian.

Merkel arrin në Beograd

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Beograd sonte në orën 19:09. Ajo do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Serbi.

Angela Merkel është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” nga kryeministri serb Aleksandar Vuçiq. Për kancelaren gjermane do të organizohet pritje solemne përpara “Pallatit të Serbisë”, ku do të pritet nga Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit me Kryeministrin e Serbisë është e planifikuar edhe një konferencë e përbashkët për media.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka udhëtuar drejt Beogradit pas vizitës së saj që zhvilloi në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat