Hashim Thaçi në Srebrenicë

Lajme

Hashim Thaçi në Srebrenicë

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 21:10

Shumë liderë nga vende të ndryshme të botës, kanë konfirmuar dhe po përgatiten që të marrin pjesë ne ceremoninë qendrore që do të mbahet në Srebrenicë, për të përkujtuar mbi 8000 mijë veta që u vranë në masakrën e cila llogaritet si më e rënda pas Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë ngjarje nuk do të mungoi as Kosova. Burime të Radio Televizionit Dukagjini, kanë bërë të ditur se në Srebrenicë vendin tonë do ta përfaqësoi ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.

Ky i fundit ka përgatitur të gjithë dokumentacionin përkatës, ndërsa me 11 korrik do të jetë në këtë ceremoni krahas shumë personaliteteve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

“Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, do të shkoi në Srebrenicë në emër të Kosovës. Ftesa ka ardhur dhe ajo është pranuar”, ka thënë burimi.

Derisa Srebrenica po bënë përgatitjet e fundit për të përkujtuar viktimat, Këshilli i Sigurimit ka dështuar të nxjerr një rezolutë e cila dënon masakrën e vitit 1995 dhe e quan gjenocid. Votimi i kësaj rezolute ka dështuar për shkak të vetos që ka përdor Rusia.

Ndërkohë më 7 korrik, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ai do të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në Srebrenicë më 11 korrik, pasi mori garancën se asnjë rezolutë sipas tij “poshtëruese” për Serbinë dhe Republikën Serbe në Bosnje nuk do të miratohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat