Tsipras “kryqëzohet” në PE, cilësohet lider kartoni

Lajme

Tsipras “kryqëzohet” në PE, cilësohet lider kartoni

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 23:03

Përballje e vështirë e kryeminsitrit të Greqisë Aleksis Tsipras me europarlamentarët. Të ndarë në dy grupe, me tone tejet të ashpra, këta të fundit kanë shprehur pikëpamjet e tyre pro dhe kundër politikave të kryeminsitrit grek. Por Tsipras ka përdorur kartën e tij mbrojtëse, referendumin, duke u thënë deputetëve të Parlamentit Europian se vota jo e qytetarëve të tij, nuk ishte një votë kundër Europës.

Tsipras: Vendi im është kthyer në një laborator eksperimental masash shtrenguese, por eksperiementet nuk kanë patur sukses. Ne kërkojmë një marrëveshje me aleatët tanë, që të na cojë drejt daljes nga kriza, të shohim pak dritë në fund të tunelit. Ne do të marrim përgjegjësinë historike. Evropa është në një udhëkryq të madh, e ashtuquajtura kriza greke është një dobësi e euros, ky është një problem europian dhe jo vetëm grek dhe një problem europian ka nevojë për një zgjidhje europiane.

Por presidenti i Këshillit Europian ka përsëritur ultimatumin ndaj Greqisë, duke i kërkuar propozime dhe zgjidhje deri në fund të kësaj jave.

“Kemi përgjegjësinë për të arritur një konsensus. Pikërisht për këtë u mbajt edhe takimi i djeshëm i eurogrupit, ku më pas i kërkuam Tsipras edhe propozimet e qeverisë së tij. Nuk kam përdorur më parë afate, por është një realitet i zymtë dhe afati për marrëveshje përfundon këtë javë.

Manfred Veber, kreu i Partisë Popullore Europiane ka akuzuar Tsipras për politika jo serioze, duke i kërkuar atij të kërkojë falje për të gjitha deklarat e ashpra ndaj Bashkimit Europian.

“Ti ke shkatëruar besimin në Europë. Me referendumin tuaj, ju nuk bëtë asgjë tjerër përveç shkatërrimit të besimit në union. Ju keni një bilanc katastrofik, nuk perfaqsoni shpresën.”

Por Xhani Pitela, kreu i gupit të socialistëve europianë ka zbutur tonet duke kërkuar zgjidhje me çdo kusht, por me Greqinë brenda unionit.

“Nuk do të pranojmë kurrë një Grexit apo nje Europë pa Greqinë. Për ne socialistët Europa pa Greqinë nuk ekziston edhe pse ju nuk i përkisni partisë sime. Duhet të bëjmë gjithcka për të shpëtuar Greqinë dhe për të shpëtuar Europën.”

Shpërthimi ka ardhur nga Guy Vernhofstadt ish ministër i Belgjikës, duke i kërkuar Tsipras të tregohet një lider i vertëtë dhe jo kartoni.

“Nuk shoh propozime konkrete nga pala greke …Europa është e përgatitur për një Grexit.”

Fryma përçarëse e politikës europiane zbarkoi e tëra në Parlamentin Europian, dhe kush më mirë se radikalët do ta prezantonin poltikat ekstreme të shpërbërjes europiane. Kryetarja e nacionalistëve franceze Mari Lë Pen shprehet:

“Ky referendum në një vend të veshtirë si Greqia i ka dhënë pak shpresë Europës. Referendumi çorri maskën e insitucioneve europine, duke treguar fytyrën e vërtetë të tyre. Zoti Tsipras, une mendoj se ju do të shpëtonit vendin tuaj vetëm duke dale nga ky kurth, dhe ky kurth është euro. Dalja nga euro do të rinovonte Greqinë. Euro nuk është e perjetshme…euro nuk është dicka pa kthim. Ka ardhur momenti të kemi një çmontim të zonës euro ….vendet e eurogrupit do të ishin më mirë vetëm dhe tensionet e eurozonës do të zhdukeshin.”

E njëta filozofi dhe pikëpamje vjen nga Salvini, i cili e quajti euron një kafaz.

“Jam kundër këtij bashkimi sepse ky bashkim mendon se rreziku në union nuk është shteti islamik, por Lë Pen dhe partia e saj, Lega Nord në Itali, apo Kameron në Britani. Unë nuk dua të lë të ardhmen e vendit tim në duart e disa personave që nuk kanë respekt për demokracinë, tha ai.

Radikalët spanjollë të Podemos gjithashtu falenderuan Tsipras per politikat dhe nismat e tij, duke u shprehur se ajo qe po kercenon europen eshte terriozrizmi fianciar dhe arrganca e qeverise gjermane./Ora

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat