Merkel sot në Beograd

Lajme

Merkel sot në Beograd

Më: 9 korrik 2015 Në ora: 07:53

Pas vizitës në Shqipëri, kancelarja gjermane Angela Merkel sot do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Serbi.

Merkel ka mbërritur në Beograd mbrëmë në orën 19:09, ku është pritur nga kryeministri serb Aleksandar Vuçiq. Për kancelaren gjermane do të organizohet pritje solemne përpara “Pallatit të Serbisë”, ku do të pritet nga Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit me kryeministrin e Serbisë është e planifikuar edhe një konferencë e përbashkët për media.

Ndryshe, duke komentuar vizitën e saj në Beograd, Vuçiq patë thënë se Angela Merkel do të dërgojë edhe disa mesazhe me fjalë të rënda për Kosovën, por do të ketë edhe gjëra pozitive për Serbinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat