Një tjetër batutë e Ramës me Merkel, sërish me futboll

Lajme

Një tjetër batutë e Ramës me Merkel, sërish me futboll

Më: 9 korrik 2015 Në ora: 10:18

Kancelarja gjermane Angela Merkel ishte thjesht gjermane.

Kështu komentojnë në mediat sociale vizitën e saj në Tiranë.

Ajo erdhi fiks në minutën e duhur, foli qartë për azilkërkuesit, deklaroi se duhen reforma për në BE, pasi askush nuk e ka ndalur artificialisht zgjerimin e BE. Merkel tha se nuk e pengon integrimin fakti që shumica e shqiptarëve janë myslimanë, ndërsa kërkoi më shumë garanci ligjore për investitorët.

Rama nga ana e tij u angazhua për përmbushjen e reformave, madje dha një afat: në fund të vjeshtës.

Por nuk munguan batutat.

Edhe këtë herë Rama kishte në qendër të batutave futbollin.

“Ne nuk kemi koalicion të madh në Shqipëri me partinë e CDU, por kur Gjermania fiton kampionatet, ka më shumë shqiptarë të gëzuar se kur Partia Socialiste fiton zgjedhjet.

Ne përbëjmë një përjashtim në Europë, në vitin 1983, dhe kur ju, gjermanëve u duhej një fitore për të vazhduar më tutje, një pikë, shqiptarët këtu u gëzuan kur Shqipëria hëngri një gol dhe fitoi Gjermania,” tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat