Shqiptarët po rikthehen në lider të Ballkanit!

Lajme

Shqiptarët po rikthehen në lider të Ballkanit!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 9 korrik 2015 Në ora: 18:02

Kancelaria e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel ka zhvilluar ditën e mërkurë vizitën e parë zyrtare të sajë në Shqipëri, në kuadër të turit Ballkanik. Vizita e zonjës Merkel, e para për të në Shqipëri, shënon një moment të veçantë në marrëdhënien dhe bashkëpunimin mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, qoftë në kuadrin e politikave rajonale dhe integruese përmes procesit të Berlinit, qoftë në fushën ekonomike dhe tregtare. Kjo vizitë, si dhe vizita e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa të zhvilluar javë më parë në Gjermani, po vlerësohet shumë e rëndësishme për kombin shqiptar.

Ky rikthim i interesimit tashmë të fuqishëm gjerman, dhe mbështetjes së vazhdueshme amerikane, po i rikthen shqiptarët në lider të Ballkanit. Edhe në mesjetë, veçmas në kohën e Skënderbeut ishim lider të Ballkanit dhe përtej tij, ndërsa në antikitet edhe lider botëror.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat