Nuland i bën presion Serbisë të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën

Lajme

Nuland i bën presion Serbisë të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën

Më: 11 korrik 2015 Në ora: 10:13

​Marrëveshja për Stabilizim Asocim është një traktat ndërkombëtar, e cila kur të nënshkruhet do t’i jepte Serbisë statusin e një shteti të asocuar me BE-në.

Në mesin e obligimeve që Serbia do të duhet t’i pranojë pas MSA-së do të jetë ngritja e zonës së lirë tregtare dhe harmonizimi i ligjeve shtetërore me ligjin e BE-së.

“Dëshirojmë që viti 2015 të jetë vit i përparimit në dialogun Prishtinë – Beograd në mënyrë që BE të mund të hap kapitujt për Serbinë dhe të nënshkruajë MSA-në me Kosovën”, ka thënë Zëvendëssekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland.

Nuland ka pranuar se Serbisë do t’i duhet të bëjë koncesione ndoshta të pakënaqshme për t’i përmbushur kushtet e BE-së për sa i përket MSA-së, të cilat SHBA i përkrah.

“Por kjo do të kërkojë vendime të guximshme si nga Prishtina ashtu edhe nga Beogradi. Dhe sërish, bashkë me BE-në, Amerika thotë: kapeni momentin dhe ne do t’ju ndihmojmë”, ka theksuar ajo.

Më 1999, SHBA dhe aleatët e saj në NATO ndërmorën fushatën bombarduese kundër Serbisë për 78 ditë që çliruan Kosovën dhe iu dha e drejta për pavarësi.

“Kosova dhe Serbia janë duke shënuar progres në shërimin e plagëve të së kaluarës dhe po krijojnë ujdi për të jetuar si fqinj të mirë”, shtoi Nuland.

Megjithatë, vazhdoi ajo, “duhet ende punë për të arritur në finish”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat