Një lajm që gëzon mbarë botën dhe dëshpëron shqiptarët

Lajme

Një lajm që gëzon mbarë botën dhe dëshpëron shqiptarët

Më: 11 korrik 2015 Në ora: 15:53

Këto dy ditë, lajmi më i lexuar dhe më i shpërndarë nga BBC ka lidhje me çmimet e naftës.

Agjencia Ndërkombëtare Energjetike paralajmëron se çmimet e naftës do të vazhdojnë të bien, pavarësisht se u duk sikur ishin stabilizuar për pak kohë.

Agjencia për më tepër thotë se çmimet e naftës do vazhdojnë të jenë shumë të ulëta edhe në vitin 2016.

Sipas IEA, tregu i naftës në botë nuk është në gjendje që të absorbojë të gjithë volumin e madh të naftës së prodhuar.

Çmimi i një fuçie naftë ishte 115 dollarë në qershor të vitit të shkuar dhe ra deri në 45 dollarë në janar.

Aktualisht një fuçi naftë në bursë kushton 59 dollarë.

Por ky lajm që gëzon lexuesit në mbarë botën, dëshpëron shqiptarët.

Kjo për shkak se çmimi i naftës vetëm po rritet dhe ka arritur në nivelet që ishte kur nafta kishte kapur rekordin në bursa.

Partia Demokratike i bëri jehonë këtij shqetësimi me një deklaratë për shtyp të shtunën.

“Çmimi i naftës ka arritur deri në 190 lekë litri, më i shtrenjti në rajon e më gjerë, duke ndikuar në shtrëngimin edhe më tej të jetesës.

Ndërkohë, Edi Rama vazhdon me kokëfortësi te mbaja taksat e rritura mbi qarkullimin duke refuzuar të ulë keshtu çmimin e naftës.

Shqipëria është i vetmi vend që çmimi i naftës vazhdon të rritet ndërkohë që prej dy vitesh nuk rriten me asnjë qindarkë pagat e pensionet. Nga këto tarifa e çmime skandaloze po përfitojnë miqtë dhe klientet e qeverisë, që pasurohen çdo ditë në kurriz të qytetarëve.

Partia Demokratike i bën sërish thirrje qeverise të heqë taksën e qarkullimit dhe të ulë kështu çmimin e naftës e të lehtësojë jetën e shqiptarëve,” tha deputeti demokrat, Gerti Bogdani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat