​Srebrenica: Batalioni holandez, fajtorë ose viktima

Lajme

​Srebrenica: Batalioni holandez, fajtorë ose viktima

Më: 11 korrik 2015 Në ora: 22:41

Srebrenica dhe krimi që ka ndodhur para 20 vitesh është një nga temat e vështira në Holandë, ushtarët holandezë i etiketojnë qyqarë ndërkaq një Qeveri ka rënë për shkak të kësaj.

Holanda ka humbur një padi e ngritur nga familjet e viktimave për shkak të asaj që ndodhi në korrik të vitit 1995 , ndërsa disa pjesëtarë të batalionit holandez gjykuan veten.

Qe 20 vjet publiku holandez përballet me përgjegjësinë e shtetit të tyre për krimin në Srebrenicë.

Gazeta e Holandës “Alhemajne dahblad" ka botuar një artikull me të cilin pohohet se ka zbuluar misterin më të madh të rënies së Srebrenicës .

Me titull “Holanda duhet të thërras ShBA-në për të sqaruar” gazeta publikoi se SHBA, Franca dhe Britania e Madhe, në verën e vitit 1995 , me një marrëveshje kanë privuar mbështetjen ajrore të premtuar batalionit holandez të UNPROFOR-it në Srebrenicë dhe se qeveria holandeze nuk e ka ditur në lidhje me këtë “marrëveshja e fshehtë " të fuqive të mëdha .

Si kanë ardhur holandezët në Srebrenicë?

Në mars të vitit 1993 qytetarët e Srebreni cës kanë rrëmbyer gjeneralin francez Philippe Morillon . Kusht për ta liruar atë ishte që Srebrenicën ta ruajnë paqeruajtësit e OKB-së .

Këtë kusht ata e fituan. Pas kësaj ngjarje Srebrenica dhe pesë qytete të Bosnjës dhe Hercegovinës u shpallën “zona të sigurta” nën mbrojtjen e OKB-së .

Ushtarëve holandezë nën komandën e Tom Karmenans i ra që të kujdeset për Srebrenicën.

Në raportin që me kërkesë të qeverisë holandeze e punoi profesor Hans Blom nga instituti për dokumente të luftës e që i ka 7600 faqe thuhet se holandezët janë vendosur në Srebrenicë pasi që qeveria e Kanadasë kishte vendosur t’i tërheqë trupat e saj.

“Menjëherë pas ardhjes u gjetën në diçka të çuditshme sepse realiteti ishte larg asaj që e kishin pritur; vendi nuk ishte demilitarizuar ndërsa tr upat e serbëve të Bosnjës nuk ishin tërhequr. U ishte thënë të vijnë në zonë të sigurt por ajo jo vetëm që nuk ishte demilitarizuar por çdo ditë vinin kontingjente të reja me armë. Ushtria myslimane rregullisht provokonte forcat serbe, sulmonte vendet e tyre dhe vriste civilë serbë”, përshkruan Blom në raportin e tij.

Përveç raportit të Blom në të cilin kishte punuar gjashtë vjet edhe një raport tjetër është përpiluar që ka marrë epitetin si më objektivi. Këtë raport që e kishte bërë Dion van den Berg, një përfaqësues i Këshillit të Paqes botuar në studimin “Srebrenicë – gjenocidi që nuk ishte penguar”.

Këto dy raporte ndryshojnë në aspektin e mbrojtjes së Srebrenicës dhe rëndësinë e takimit që u mbajt në mbrëmjen e 3 korrik , 1995.

Atëherë ishte mbajtur një takim mes komandantit të forcave boshnjake myslimane në Srebrenicë Ramiz Beçiroviq dhe komandantit të trupave holandeze Tom Karemans.

Dion van den Berg thotë se deri takimi ka ardhur me iniciativë të boshnjakëve pasi që atë ditë forcat serbe kapën një post të vëzhgimit të OKB-së . Van den Berg tha se kjo ishte një marrëveshje joformale për të cilën ai e mësoi nga një përkthyes në takim dhe nuk din nëse për këtë kanë ditur zyrtarët e OKB-së në Sarajevë dhe qeveria boshnjake . Kur ka ndodhur sulmet , boshnjakët kanë rezistuar , ndërsa holandezët mbetën në bazë ku u shkel marrëveshja joformale .

Gjenerali Karemans ka kërkuar nga NATO që t’i bombardojë caqet serbe, por OKB-ja ka bllokuar atë kërkesë duke konsideruar se trupat holandeze nuk janë të rrezikuara.

Profesori Blom nga ana tjetër konsideron se me këtë takim është dhënë sinjal se ka pasur pasoja negative për mbrojtjen e Srebrenicës pasi që boshnjakët besonin se do t’i mbrojë OKB-ja.

“Përveç kësaj ai takim ishte lidhur më shumë për Gorazhde sesa për Srebrenicën. Sipas njohurive tona Naser Oriqi që në atë kohë veç kishte ikur në Tuzëll, ishte njoftuar për takimin dhe ka qenë shumë pektik”, ka thënë Blom.

Batalioni holandez në kuadër të UNPROFOR-it në Potoqari në Srebrenicë duhej të kishte 700 ushtarë. Megjithatë ishin gjithsej 460.

Në raportin e profesor Blom thuhet se në të gjithë situatën e goditën edhe gjendja e keqe brenda kampit holandez.

“Kur erdhën ata ishin shumë të gëzuar sepse u ishte thënë se do të bëjnë pjesë në një aksion humanitar që t’u ndihmojnë njerëzve. Ata u takuan me realitetin e ashpër . Në enklavën e sunduar nga armiqësia kulmoi në vrasjen e një ushtari holandez Raviv van Rensen nga boshnjakët . E gjithë kjo çoi në mungesën e interesimit të holandezëve që të përfshihen në mënyrë më aktiv e në mbrojtje ".

Batalioni duhet të ishte i përgatitur me armë të rënda, raketa kundërajror, mitralozë të rëndë, etj.

Armatimi i rëndë u mungonte sepse OKB-ja mendonte se formacioni me armatim të rëndë do të provokonte trupat e Ratko Mlladiqit.

Po ashtu një pjesë e madhe e ushtarëve ka qenë pa përvojë dhe pa trajnuar.

Forcat e serbëve boshnjake kanë filluar sulmin në Srebrenicë më 6 korrik 1995 dhe përfundoi pesë ditë më vonë më hyrjen e gjeneral Ratko Mlladiqit në qytet.

Batalioni holandez i OKB-së ka qenë i stacionuar në enklavë në kohën e sulmeve serbe. Baza gjendej në Potoqari.

Para ofensivës së ushtrisë së Republikës serbe dhe me faktin se Srebrenica ra nën kontrollin e forcave serbe, mijëra boshnjakë ikën në Potoqare që të kërkojnë mbrojtje në bazën e OKB-së.

Deri në mbrëmjen e 11 korrikut 1995 në Potoqare u mblodhën mes 20 mijë deri 25 mijë të ikur. Disa mijëra hynë edhe në bazë. Tjerët u vendosën në fabrikat e afërta dhe nëpër fusha.

Më 13 korrik të vitit 1995 batalioni holandez urdhëroi të gjithëve që nuk kishin letërnjoftime të OKB-së ta lëshojnë bazën.

Në afat prej disa ditës enklava mbeti e zbrazët nga boshnjakët ndërsa zona e mbrojtur humbi epitetin e saj.

Pas marrëveshjes me UNPROFOR-it dhe ushtrisë serbe batalioni holandez u largua nga enklava ndërkohë që më herët është mbajtur edhe një ceremoni e vogël ku ishin të pranishëm Karemans dhe Mlladiq .

Mbetet pyetja nëse holandezët do të mund të ishin më të ashpër. Shumë mendojnë se ka mundur sepse rasti ka qenë me dimensione të njëjta me situatën në të cilën u gjendën serbët në Knin. Kur kroatët rrethuan Kninin, mijëra serbë civilë kërkuan mbrojtje në bazën e helmet ë kaltërve kanadezë. Kroatët kërkuan që t’i dorëzojnë të gjithë meshkujt. Komandanti kanadez refuzoi ta bëjë këtë.

Batalioni holandez kërkoi sulme ajrore nga NATO ku edhe ka pasur të drejtë.

Nëse do të fillonin sulmet ajrore të NATO-s shtrohet pyetja nëse Mlladiq do të vazhdonte me ofensivën dhe nëse do të kishte ndodhur krimi në Srebrenicë.

Në raportin e Blom thuhet:

“Srebrenica ishte lënë vetëm dhe 200 ushtarëve holandezë. Në anën tjetër Mlladi ka pasur 200 ushtarë të veshur dhe të armatosur mirë. Holandezët morën urdhër që mos të përgjigjen në sulme derisa nuk janë direkt të sulmuar. Këtë e dinte edhe gjeneral Mlladiq i cili ishte kujdesur mirë që me rastin e marrjes së Srebrenicës mos të vijë deri te një konflikt me trupat holandeze. Këto trupa me atë numër nuk ishin të mjaftueshëm as ta mbrojnë dikë as të mbrohen vet”.

Gjykata në Hagë në korrik të vitit 2014 pjesërisht pranoi ankesën e nënave dhe të vejave të viktimave të Srebrenicës kundër shtetit holandez dhe forcave të saj të armatosura .

Gjykata vendosi se batalioni holandez është përgjegjës për vdekjen e meshkujve nga Srebrenica të cilët në korrik të vitit 1995 ishin në bazën e OKB-së në Potoqari.

Gjykata në Holandë tre muaj më parë vendosi se gjenerali në pension Tom Karemans , komandanti i paqeruajtësve holandezë në Srebrenicë nuk mund të ndiqet penalisht . Vendimi i departamentit ushtarak të Gjykatës në Arnhem thotë se Karemans nuk mund të ndiqet penalisht në bazë të përgjegjësisë komanduese .

10 ushtarë kanë bërë vetëvrasje

OJQ-ja holandeze ACOM kryer një studim që tregonte se deri në 10 pjesëtarë të batalionit holandez që ishte në Srebrenicë kanë kryer vetëvrasje dhe se në të njëjtën kohë rreth 70 përqind janë larguar nga ushtria për shkak të ndjenjës së fajit.

Avokatët dhe organizatat ba mirëse që ndihmojnë ish-anëtarët e forcave të armatosura thonë se ata kanë narkomania, krimi i organizuar dhe format e ndryshme të dhunës janë më të përhapura në mesin e ushtarëve që shërbyen në Srebrenicë , por edhe në mesin e veteranëve të misioneve të tjera të OKB-së ./kp

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat