Pse asnjë lider shqiptar nuk shkoi në Srebrenicë?

Lajme

Pse asnjë lider shqiptar nuk shkoi në Srebrenicë?

Më: 12 korrik 2015 Në ora: 08:03

Në 20-vjetorin e përkujtimit të masakrës së Srebrenicës, nuk ka qenë i pranishëm asnjë nga krerët e shtetit shqiptar.

Tirana zyrtare nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këtë çështje. Nuk u ftuan apo e neglizhuan pjesëmarrjen?

Aty merrnin pjesë kryeministri i Serbisë si dhe presidentët e Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë. Vetëm Shqipëria jo.

I ftuar ishte edhe ish-presidenti amerikan Klinton.

Madje kanë munguar edhe postimet në rrjtet sociale për këtë çështje.

Asnjë nga krerët e shtetit nuk ka thënë një fjalë për këtë përvjetor. Të enjten ish-kryeministri Sali Berisha ishte i vetmi që u kujtua për masakrën dhe i kërkoi parlamentit të mbante 1 minutë heshtje në nder të viktimave të Srebrenicës.

Hashim Thaçit i është refuzuar ftesa, nga ana e Republikës Srpska, ndërsa Shqipëria qëndroi në heshtje. /lapsi.al/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat