Askush nuk qau, as mallkoi për vrasjen e kolonelit!

Lajme

Askush nuk qau, as mallkoi për vrasjen e kolonelit!

Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më: 12 korrik 2015 Në ora: 17:41

Kjo është fatkeqësia dhe shkaku kryesor pse në Shqipëri po përsëritet kjo gangrenë vdekjeprurëse-aktet terroriste individuale dhe grupore, jo vetëm mes shqiptarëve, por edhe ndaj shtetasve të huaj sikurse është rasti më i ri i aktit brutal terrorist i kryer nga Sokol Mjacaj ndaj dy turistëve çekë Michael Svatos dhe Ana Kosinova, më 3 korrik 2015 në Prekal të Dukagjinit të Shqipërisë Veriore.
Për fat të mirë, këtë akt terrorist, policia dhe gjyqësia shqiptare, e identifikuan dhe e izoluan menjëherë, duke e kapur dhe arrestuar kryerësin e tij, Sokol Mjacaj.

Gjithashtu, këtë akt makabër terrorist dhe të turpshëm, e dënoi mbarë populli shqiptar si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë.
Prandaj, pa asnjë hezitim terrorizmi, duhet të luftohet bashkërisht edhe nga shteti, edhe nga vetë populli!
-Kjo është e vetmja garanci për zhdukjen e tij, ndryshe populli shqiptar dhe Shqipëria, do të përballen, edhe më tej me këtë kolerë të rrezikshme antinjerëzore, sepse ka filluar të shtrihet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë Etnike.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat