Ja për çfarë u morën vesh në Berlin Vuçiq dhe Merkel

Lajme

Ja për çfarë u morën vesh në Berlin Vuçiq dhe Merkel

Më: 9 shtator 2015 Në ora: 11:22

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq i ka propozuar kancelares gjermane Angela Merkel që Serbia të ndërtojë të paktën edhe tre kampe tjera për refugjatë. Në shkëmbim, Vuçiq ka kërkuar që Gjermania të vazhdojë të investojë në Serbi, raporton e përditshmja serbe.

Gjatë takimit të djeshëm në Berlin, që zgjati të paktën një orë, Vuçiq ka thënë se Serbia mund ta ndërtojë një kamp refugjatësh në kufi me Maqedoninë, dhe një tjetër në jug të Serbisë pa e specifikuar lokacionin e saktë.

“Blic” në bazë të burimeve të veta shkruan se Merkel është ndarë e kënaqur me propozimet e Vuçiqit, dhe po ashtu me trajtimin që Serbia po u bën refugjatëve. Vuçiq ka kërkuar se në vend të parave për përkujdesje ndaj refugjatëve, Merkel të shfrytëzojë ndikimin e saj për të sjellë investitorë në Serbi.

Ndërkaq, Kancelarja Merkel ka thënë se për shkak të kujdesit të mirë që Serbia ka treguar ndaj refugjatëve, pret që UNHCR-ja dhe Komisioni Evropian t’i dalin në ndihmë Serbisë.

Sipas informatave, kampet për pranimin e refugjatëve do të ndërtohen nga materiale të forta, ndërsa Vuçiq ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që edhe në Beograd të ndërtohen kampe për refugjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat