Kameramanja hungareze mund të dënohet

Lajme

Kameramanja hungareze mund të dënohet

Më: 9 shtator 2015 Në ora: 16:23

Një kameramane e një televizioni hungarez është përjashtuar nga puna, pasi është xhiruar në kamera duke shqelmuar migrantët që përpiqeshin të kalonin kufirin Serbi – Hungari. Videoja ka ngjallur reagime të jashtëzakonshme në rrjetet sociale.

Petra Laszlo, kameramanja, ka punuar për kanalin televiziv në internet N1TV.

Komiteti i Helsinkit në Hungari ka thënë se ky rast mund të cilësohet si akt urrejtjeje, I cili me ligjet hungareze është i dënueshëm.

Tamash Fazekash i ka thënë Radios Evropa e Lirë ka thënë se tani në lëvizje duhet të jenë institucionet dhe ka shpresa që ky rast të marrë cilësimin e drejtë ligjor.

Sipas ligjeve në Hungari, krimi nga urrejtja mund të dënohet nga një deri në shtatë vjet burgim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat