Serbia lejon librat nga Kosova të hyjnë në Luginë

Lajme

Serbia lejon librat nga Kosova të hyjnë në Luginë

Më: 9 shtator 2015 Në ora: 17:08

104069 ekzemplarë për shkollat fillore të Luginës, sot po kalojnë kufirin shtetërorë Kosovë – Serbi tek Dheu i Bardhë.

Edhe pse me 1 shtator nuk ishte arrit që librat shkollore të botuara në Republikën e Kosovës të shpërndahen nëpër shkollat fillore të Luginës, megjithatë këto libra ndonëse me vonesë, sot po kalojnë kufirin shtetërorë Kosovë – Serbi tek Dheu i Bardhë.

Përfaqësues të Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, konsiderojnë se dita e sotme është e veçantë duke pas parasysh lejimin e kalimit të librave nga Kosova në Serbi, gjë e cila ishte mohuar kategorikisht nga kjo e fundit viteve të shkuara.

104069 ekzemplarë për shkollat fillore, fillimisht do të dërgohen në përfaqësinë e Ministrisë serbe të Arsimit në Vranjë, aty një komision verifikues do t`i kontrollojë përmbajtjet e tyre dhe më pas të njëjtat do të shpërndahen nëpër shkollat me mësim në gjuhën shqipe.

Ndryshe vite më parë Ministria serbe e Punëve të Brendshme ka konfiskuar mbi tetë mijë libra shkollorë, duke i ndaluar për përdorim , për shkak se të njëjtat ishin sjell në Luginë në rrugë alternative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat