Merkel: Azil vetëm për emigrantët e vendeve të luftës

Lajme

Merkel: Azil vetëm për emigrantët e vendeve të luftës

Më: 9 shtator 2015 Në ora: 17:32

Gjermania nuk do të mbajë asnjë azilkërkues ekonomik. Gjatë debatit për diskutimin e buxhetit në parlament kancelarja gjermane siguroi se shtetasit që vijnë nga vende jo në konflikt nuk do të mund të përfitojnë azil.

Të gjithë emigrantët që vijnë në Gjermani në kërkim të një jete më të mirë dhe jo nga vendet e luftës, do të kthehen mbrapsht. Kështu ka deklaruar kancelarja gjermane Angela Merkel, duke përsëritur për të satën herë se shtetasit që vijnë nga vende të sigurta nuk përfitojnë azil.

“Ata që janë larguar nga vendet e tyre për arsye ekonomike dhe jo nga lufta apo persekutimi politik, nuk mund të qëndrojnë në Gjermani.

Merkel tha gjithashtu se ekonomia e Eurozonës këtë vit është në gjendje më të mirë krahasuar me vitin e shkuar.

“Nëse shikojmë zonën euro si një e tërë, mund të themi se ka një rimëkëmbje ekonomike, situata është më e mirë se një vit më parë. Në veçanti vendet e euros që kryhen reforma të thella. Spanja dhe Irlanda janë në rritje më shumë se mesatarja”.

Ndërkohë lideri opozitar Gregor Gysi, në kuadër të krizës së klandestinëve, paralajmëroi probleme edhe më të mëdha në të ardhmen. Ai deklaroi se luftërat në Siri, Jemen dhe Irak do të detyrojnë miliona njerëz të largohen nga vendet e tyre dhe të kërkojnë një tjetër mundësi jetese në vendet evropiane, gjë e cila do të kërkojë një punë edhe më të madhe nga Bashkimi Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat