Ekspertët: Gjermania do të pësoj ndryshime drastike demografike nga ardhja e refugjatëve

Lajme

Ekspertët: Gjermania do të pësoj ndryshime drastike demografike nga ardhja e refugjatëve

Më: 10 shtator 2015 Në ora: 00:02

Ekspertët kanë parashikuar fluksi rekord i refugjatëve në Gjermani do të shkaktojë ndryshime të mëdha ekonomike dhe demografike, popullsia e të cilit vend po plaket.
Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se fluksi i madh i refugjatëve do ta ndryshojë shtetin e Gjermanisë që ka mbi 80 milionë banorë.
Gjermania këtë vit pret që të vërshohet nga 800,000 azil-kërkues, që do të jetë shifër rekorde në Evropë, madje dukshëm më e madhe se vërshimi prej 438,000 refugjatësh në vitin 1992 pas luftërave në ish-Jugosllavi.
Për ARD, sociologu gjerman Meinhard Miguel ka thënë se kjo do të sjellë një kosto të lartë financiare dhe ndryshime të mëdha në shoqëri, duke shtuar se është vështirë të parashikohet nëse kjo do të sjellë progres apo jo.
Profesori i shkencave politike në Universitetin e Berlinit, Hajo Funke, ka thënë se vërshimi i emigrantëve do të jetë një sfidë e madhe për Gjermaninë, duke shtuar se ndryshime të mëdha do të imponohen në disa fusha, si në organizimin e procesit të edukimit në mënyrë që të integrohen edhe refugjatët në procesin e edukimit.
Sidoqoftë, në Gjermani popullata është duke u plakur dhe refugjatët mund të kontribuojnë në balancimin e moshës mesatare të popullatës gjermane, që sipas Komisionit Evropian, nëse vazhdohet në këtë trend, deri në vitin 2060 Gjermania mund të reduktohet për rreth 70 milionë banorë, duke e rënduar kështu sistemin pensional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat