Meta-Jahjagës: Shqipëria është gjithnjë përkrah Kosovës

Lajme

Meta-Jahjagës: Shqipëria është gjithnjë përkrah Kosovës

Më: 10 shtator 2015 Në ora: 14:29

Presidentja e Kosovës Jahjaga shprehu mirënjohjen e thellë të institucioneve të Kosovës si dhe të popullit të saj për mbështetjen e fuqishme, të vazhdueshme e të pakursyer të Shqipërisë dhe popullit të saj ndaj avancimit të proceseve integruese, lobimit për njohjet ndërkombëtare, anëtarësimit në organizatat rajonale dhe progresit të Kosovës.

Kryetari Meta dhe Presidentja Jahjaga vlerësuan marrëdhëniet e ngushta e vëllazërore mes dy vendeve fqinje dhe nënvizuan rëndësinë e rritjes së cilësisë së bashkëpunimit dypalësh, si në aspektin ndërparlamentar, ashtu edhe në drejtim të shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike, me qëllim heqjen e barrierave dhe shtimit të fluksit tregtar.

Meta e siguroi në përfundim presidenten e Kosovës se Shqipëria do të jetë gjithnjë përkrah Kosovës në mbështetje të progresit të gjithanshëm demokratik e shoqëror të vendit fqinj, duke i cilësua r marrëdhëniet mes dy vendeve si strategjike për mbarëvajtjen e stabilitetit dhe sigurisë rajonale.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat