​Rama dhe Jahjaga u dakorduan për më shumë bashkëpunim mes dy vendeve

Lajme

​Rama dhe Jahjaga u dakorduan për më shumë bashkëpunim mes dy vendeve

Më: 10 shtator 2015 Në ora: 15:13

Presidentja e Kosovës Atifete Jahajga në Tiranë është pritur në një takime dhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Jahjaga i ka shprehur falënderimet kryeministrit Rama dhe qeverisë shqiptare për mbështetjen e pakursyer të dëshmuar ndaj Kosovës, në të gjitha aspektet dhe në mënyrë të veçantë për kontributin dhe përkrahjen në procesin e njohjes së Pavarësisë Kosovës.

Jahjaga dhe Rama vlerësuan ecurinë e bashkëpunimit shumë të mirë që ekziston mes vendeve, falë zbatimit me sukses të një sërë marrëveshjeve në fusha me interes reciprok.

Bashkëbiseduesit u dakorduan për intensifikimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi strategjik, në ekonomi, shëndetësi, arsim, apo dhe në shkëmbimet tregtare.



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat