Musliu: Lugina duhet të ketë Asociacion të Komunave

Lajme

Musliu: Lugina duhet të ketë Asociacion të Komunave

Më: 10 shtator 2015 Në ora: 18:54

Jonuz Musliu Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës, në emisionin Info Magazine, ka deklaruar se Lugina e Preshevës në Serbi duhet ta themelojë Asociacionin e Komunave, diçka të ngjashme me Asociacionin e Komunave Serbe që do të themelohet në Kosovë, sipas marrëveshjes së Brukselit.

“Preshevës i duhet bashkimi i komunave. Është koha dhe momenti të bëhet kjo gjë, ndonëse është dashur të bëhet shumë më herët. Edhe më herët kemi kërkuar që të jemi pjesë e bisedimeve për të zgjidhur çështjen e shqiptarëve të luginës, por kërkesat nuk janë marrë parasysh. Lidershipi i Luginës ka nevojë që të marrë direktiva nga Prishtina. Ndonëse Kosova i ka hallet e veta, Qeveria duhet të angazhohet edhe për shqiptarët e Preshevës. Kuvendi i Preshevës ka të drejtë që ta krijojë asociacionin e Komunave, për shkak se është organi më i lartë i Luginës”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat