Vllasi: Serbia nuk mund ta ndalë krijimin e Asociacionit në Luginë

Lajme

Vllasi: Serbia nuk mund ta ndalë krijimin e Asociacionit në Luginë

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 11:17

Ish-politikani i lartë i Kosovës, aktualisht avokat dhe njohës i zhvillimeve politike në vend dhe hapësirat e ish-Jugosllavisë, Azem Vllasi ka vlerësuar se Serbia nuk ka mundësi ta parandalojë krijimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginë të Preshevës.

“Kjo është ide e mirë dhe mund të realizohet lehtë, pasi komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë shumë të përbashkëta, jo vetëm në aspektin etnik, por edhe në aspekte tjera”, transmeton deklaratën e tij Presheva.com. “ Ky asociacion do të jetë i dobishëm për ta dhe Serbia, edhe pse ndoshta nuk e pëlqen, nuk ka mundësi që ta pengojë krijimin e saj, pasi këtë e lejojnë konventat evropiane për organizim regjional”, ka thënë Vllasi.

“Nëse Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë është i mirë, atëherë pse ai të mos jetë model edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat