Vuçiç: Vendi ynë nuk humbet asgjë

Lajme

Vuçiç: Vendi ynë nuk humbet asgjë

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 12:26

Ndërtimi i murit hungarez për parandalimin e fluksit të madh të refugjatëve që hynë në Europë, do të thotë qëndrim më të gjatë të tyre në Serbi. Vetëm të Enjten, në Serbi janë regjistruar 5540 refugjatë, për dallim nga herëve tjera që mesatarisht vinin nga 2000.
Rreziku tani është edhe te afrimi i Dimrit, ku qëndrimi i refugjatëve në natyrë do mund t’ju kushtonte edhe jetën.
Në anën tjetër, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, thekson se vendi i tij nuk humb asgjë me ndihmën kundrejt refugjatëve.

“Ne duhet të përgatitemi me realitetin e ri,” tha kryeministri serb duke ju drejtuar kombit të vet, “Serbia nuk humb asgjë nëse u ndihmon refugjatëve.” /Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat