Presidentja Jahjaga vazhdon takimet në Shqipëri, takon Bashen

Lajme

Presidentja Jahjaga vazhdon takimet në Shqipëri, takon Bashen

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 14:08

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të vizitës shtetërore në Republikën e Shqipërisë, ka takuar sot në Tiranë kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, njofton zyra e presidentes, në Prishtinë.

Presidentja Jahjaga dhe kryetari i PD-ës, Basha diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Shqipëri dhe përparimet që kanë bërë të dyja vendet ne forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe realizimin e perspektives evropiane.

Presidentja Jahjaga ka “theksuar se zhvillimi i demokracisë parlamentare është thelbësor për konsolidimin demokratik dhe për përshpejtimin e rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian."

Jahjaga dhe Basha kanë diskutuar edhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat