Siriani të cilin e rrëzoi kameramanja ka qenë trajner i suksesshëm (Foto)

Lajme

Siriani të cilin e rrëzoi kameramanja ka qenë trajner i suksesshëm (Foto)

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 15:57

Siriani të cilin, derisa mbante në duar djalin e tij shtatëvjeçar, e rrëzoi duke i vënë stërkëmbës kameramanja hungareze Petra Lazlo, para se të braktiste Sirinë ka qenë trajner i sukseshëm futbolli, njofton sot “Euronews”.

Osama al-Abd al-Mohsen nga qyteti Deir Ezzor ka drejtuar klubin futbollistik “Al Fotuwa SC” të premier ligës siriane, ndërsa atë e kanë njohur pjesëtarët e një faqeje interneti të bashkësisë siriane në Evropë.

Ata kanë thënë se Mohsen e ka braktisur Sirinë për t’u shpëtuar xhihadistëve të Shtetit Islam, ndërsa thuhet se ka qenë edhe një nga revolucionarët e parë të cilët i kanë arrestuar dhe torturuar pjesëtarët e regjimit të kryetarit Bashar al Asad.

Në xhirimin që u përhap në internet, kameramanja Petra Lazlo është zënë se si pengon një burrë që vrapon me fëmijën në krahë, kurse më pastaj shqelmon një fëmijë tjetër që po vrapon te vendi Reske, në kufirin Hungari-Serbi.

Më vonë u publikua se ajo ka punuar për televizionin N1, një stacion i afërt me p artinë e së djathtës ekstreme Jobbik.

Pak pas incidentit i cili ndodhi më 8 shtator në kampin e refugjatëve në Hungari, Lazlo mbeti pa punë, kurse dje prokuroria hungareze ngriti hetime penale për shkak të prishjes së rendit.

Në facebook-llogarinë e Osama al-Abd al-Mohsenit gjendet fotografia në të cilën ai qëndron në vendin e trajnerit të skuadrës futbollistike “Al-Fotuwa”.

Sirianët në facebook kanë lutur shfrytëzuesit që të luten për Osamën, i cili, siç thonë, “ka ikur nga urrejtja për të hasur prapë në urrejtje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat