A do ta shpërthejnë zjarrin serb, shqiptarët e Kosovës Lindore?!

Lajme

A do ta shpërthejnë zjarrin serb, shqiptarët e Kosovës Lindore?!

Nga: Ridvan Emini Më: 11 shtator 2015 Në ora: 17:55

Shqiptarët e Kosovës Lindore gjendjen para ngjarjeve të mëdha. Ndonëse me asnjë prej ligjeve në fuqi në Serbi, atyre nuk iu garantohet asnjë lloj i vetëqeverisjes, ata kanë vendosur të marrin fatin në duart e tyre. Këshilltarët shqiptarë të Kuvendeve Komunale të Preshevës dhe Bujanocit, komuna këto ku shqiptarët janë shumicë dërmuese, do të mblidhen të shtunën, ku synojnë të realizojnë një akt i cili për ta do të ishte mjaft i rëndësishëm, shpalljen e Vetëqeverisjes Shqiptare në Kosovën Lindore. Thyerja e parimit të multietnicitetit në Kosovë, po duket qartë se është duke shkaktuar efekte zinxhirore në rajon. Në parim, komuniteti ndërkombëtarë nuk ka asnjë argument që të mos pranojë vullnetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kur me vetë garancinë ndërkombëtare është mundësuar krijimi i një entiteti të përbërë nga komunat me shumicë serbe në Kosovë. S’do mend se Serbia është kundër këtij vendimi në Preshevë, një zgjidhje të njëjtë, e ka sforcuar gjatë negociatave në Bruksel kur bëhej fjalë për një bashkim komunash brenda Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat