Mirënjohje kompanive që kontribuuan për buxhetin

Lajme

Mirënjohje kompanive që kontribuuan për buxhetin

Më: 12 shtator 2015 Në ora: 11:52

Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës që nga viti 2009 ndajnë mirënjohje per tatimpaguesit e rregullt, ndërsa ketë vit janë shpërblyer 25 kompani për pagesa te rregullta te tatimeve gjatë vitit 2014.

Kryetari i Odës Ekonomike te Kosovës, Safet Gerxhaliu, tha se bizneset përkundër sfidave me të cilat po ballafaqohen, po arrijnë të përmbushin obligimet e tyre si tatimpagues ndaj shtetit.

Ndërkaq, ministri i financave Avdullah Hoti, u shpreh se suksesi i bizneseve është njëkohësisht edhe sukses i Kosovës. Sipas tij kjo ngjarje tregon suksesin e Kosovës.

Nahit Sharku nga Administrata Tatimore e Kosovës, tha se kjo qasje e tatimpaguesve ka bërë që ATK të zhvillohet, ndërsa Lulzim Rafuna nga Dogana e Kosovës tha se dogana do të jetë çdo herë ne shërbim të qytetarëve.

“Performanca e mirë e tatimpaguesve është sukses i te gjithëve së bashku”, tha Rafuna.

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane njoftoi se do te ndahen mirënjohje për tatimpaguesit per 3 kategori: kategoria e bizneseve me qarkullim mbi 5 milionë euro, bizneset me qarkullim 1 deri 5 milionë dhe bizneset me qarkul lim 100 mijë deri 1 milion euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat