Shqiptarët fitojnë 25 për qind të votave në Medvegjë

Lajme

Shqiptarët fitojnë 25 për qind të votave në Medvegjë

Më: 13 shtator 2015 Në ora: 11:58

(E plotësuar) - Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës, kanë fituar rreth 25 për qind të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Medvegjës.

Sipas rezultateve paraprake, partitë shqiptare në Luginën e Preshevës, kanë fituar 25 për qind të votave në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Medvegjës. Komisioni i zgjedhjeve tha se shumicën e votave i ka fituar koalicioni i drejtuar nga partia e kryeministrit aktual serb Aleksandër Vuçiç. Në votimet që u përmbyllën në orën 20, kanë marrë pjesë rreth 50 për qind e mbi 10 mijë votuesve të regjistruar.

Mbi një mijë shqiptarë nga Medvegja me vendbanim në Kosovë kanë pritur deri në 7 orë në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për shkak të pohimeve të të policisë serbe se problemet me sistemin kompjuterik po e ngadalësonin procesin e kontrollit të dokumenteve.

Pas orës 16 për shkak të trysnisë politike, autoritetet serbe përshpejtuan procesin e kalimit të kufirit, ndërsa komisioni i zgjedhjeve refuzoi kërkesën e partive shqiptare që të zgjatet koha e votimeve.

Përfaqësuesit e shqiptarëve në zonë thanë se problemet e shkaktuara në vendkalimin kufitar ishin taktikë për ta zvogëluar numrin e votuesve shqiptarë.

Zgjedhjet e së dielës u mbajtën një ditë pasi që përfaqësuesit shqiptarë të luginës së Preshevës, miratuan të shtunën një deklaratë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare në Serbi.

Udhëheqësit e shqiptarëve, thanë se asociacioni i tyre do të jetë i ngjashëm me asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, që do të krijohet në bazë të marrëveshjes së arritur më 25 gusht në Bruksel në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Përfaqësuesit shqiptarë kanë kërkuar në vazhdimësi trajtim të njëjtë për ta sikurse për serbët në Kosovë. Ata thanë se ditëve në vazhdim do të fillojë puna për hartimin e statutit të këtij asociacioni.

Beogradi kundërshton krijimin e këtij asociacioni, ndërsa as Prishtina e as Tirana zyrtare nuk e kanë komentuar vendimin e shqiptarëve në luginë.

Udhëheqësit politik të zonës thonë se situata në Luginë vazhdon të jetë e paqëndrueshme që nga viti 2001 kur mori fund konflikti ndërmjet forcave qeveritare serbe dhe kryengritësve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që luftonin për më shumë të drejta të shqiptarëve në zonë.

Ata shume herë kanë shfaqur shpresën që edhe procesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të krijojë hapësirë për përmirësim të gjendjes në atë zonë.

***

Vendvotimet në Medvegjë janë mbyllur në ora 20, derisa zgjedhjet lokale atje janë karakterizuar me moslejimin e shqiptarëve nga Kosova për të votuar.

Kanë qenë më mijëra shqiptarë nga Medvegja me vendbanim në Kosovë që kanë pritur deri në 7 orë që të shkojnë për të votuar. Policia serbe e kufirit është arsyetuar me prishje të sistemit.
Vetëm mas orës 16 autobusët dhe vetura me shqiptarë janë lejuar që të futen në Serbi.

Më herët, komisioni lokal zgjedh nuk e ka pranuar kërkesën e partive shqiptare që të zgjatet orari për të votuar.
Sipas të dhënave jozyrtare, në 28 vendvotime kanë votuar rreth 50 për qind e 10.460 qytetarëve me të drejt vote.
Rezultatet e para pritet rreth orës 22.

Komisioni komunal i zgjedhjeve në Medvegjë e ka hedhur poshtë si të pabazuar kërkesën e dy listave shqiptare që të zgjatet koha për votime në zgjedhjet lokale në këtë komunë.
“Kërkesa e dy listave shqiptare, në pajtim me ligjin, është hedhur poshtë si e pabazuar”, ka thënë kryetar i i komisionit zgjedhor, Dragan Radenoviq.
Ai ka thënë se vendimi i komisioni komunal zgjedhor është në pajtim me normal ligjore, duke shtuar se KKZ-ja duhet ta respektojë ligjin.
Disa orë më parë, dy listat shqiptare i kanë kërkuar KKZ që ta zgjasë kohën e votimeve në disa vendvotime.
Kjo kërkesë është bërë pasi që autoritetet serbe qëllimisht i kanë bllokuar mijëra votues shqiptar nga Medvegja që përmes pikës kufitare Kosovë-Serbi të marrin pjesë në votime.
Në zgjedhjet lokale në Medvegjë po marrin pjesë tri parti serbe dhe dy shqiptare.
Policia serbe u ka thënë shqiptarët në kufirin Kosovë-Serbi se kishin probleme me sistemin, prandaj u ngadalësua procedimi i dokumenteve.
Për 35 vende të këshilltarëve në Kuvendin Komunal të Medvegjës të drejt zgjedhjeve kanë pasur 10.500 votues, të cilët kanë mundur të votojnë në 28 vendvotime.

Lejohen autobusët të hyjnë në Serbi

Serbia pas 7 orë pritje në pikë-kalimin Mutivod, banorët e Medvegjës që jetojnë në Kosovë, po lejohen të hynë në territorin e Serbisë.

Ata në orës 7:00 të mëngjesit ia kanë mësyrë Medvegjës për të votuar në zgjedhje lokale, por nuk janë lejuar nga polica serbe me arsyetimin se kanë probleme me sistemin e regjistrimit të të dhënave.
Pas disa orë pritjesh, qytetarët në shenjë proteste janë përplasur me policinë serbe, por kjo e fundit ka arritur t’i kthejë mbrapa në territorin e Kosovës. Ata janë vizituar nga përfaqësues të subjekteve politike në Luginën e Preshevës, të cilët së bashku me përfaqësuesit e Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare kanë ndërhyrë në lirimin e rrugës.

Halimi: Më premtuan se do të lejohen autobusët

Deputeti i Parëtisë për Veprim në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi ka vizituar qytetarët që po presin në pikë-kalimin Mutivod. Ai ka thënë se ka marr premtimin se të gjithë autobusët do të lejohen të hyjnë në Serbi.

Hami tha se ka njoftuar Ambasadën e ShBA-së dhe ambasadorin e Kosovës në Beograd me atë që po ndodh në këtë pikë-kalim dhe ka marrë premtim se gjithë autobusët do të kalojnë pikën kufitare.

Pas gjysmë ore dihet se a do të bojkotohen zgjedhjet në Medvegjë

Pas 30 minuta Jonuz Musliu e Leme Xhema vendosin se a do të shkohet në zgjedhje në Medvegjë apo do të bojkotohet ato.

Kështu ka thënë Leme Xhema, e cila ka shtuar se për 30 minuta do të konfirmojnë se a do të lirohen 20 autobusët të kalojnë pikë kufitare apo jo dhe në rast se nuk zgjidhet asgjë, atëherë Musliu dhe Xhema do të dalin me një vendim se a do të shkohet në zgjedhje apo do të bojkotohen.

Në pikë-kalimin Mutivod ka arritur edhe Leme Xhema, ish- drejtoresha e Postës në Kosovë dhe e kërkuara nga INTERPOLI, tani kandidate për asamblenë komunale të Medvegjës.

Leme Xhema ka sjellë ushqim dhe pije për pritësit në pikën kufitare.

Shqiptarët e Medvegjës janë larguar vetëm disa metra nga pikë-kalimi që lidhë Kosovën me Serbinë në Mutivod, duke insistuar në kalimin e tyre NË Serbi, në mënyrë që të shkojnë në Metvegjë për të votuar.

Në këto momente ata janë duke e pritur kryetarin e Këshillit Nacional Shqiptar Jonuz Musliu dhe kryetarin e Bujanovcit. Ata thonë se nuk do të largohen nga ky vend.

Ndërkohë, kryetari i Partisë i Partisë Demokratike, dega në Metvegjë, Bajram Mustafa tha se po ndodhin gjëra që rrallë kush i kishte paramenduar se mund të ndodhin.

“Ne që nga mëngjesi jemi me organet e pushtetit në Metvegjë, ministrisë së punëve të brendshme, ku ata premtojnë se për pesë minuta thonë se do të ngritët sistemi dhe për një herë thonë se ka rënë sistemi. Sipas neve ky është një apstraksion direkt i shtetit me marrëveshje me kënd, do të shihet në të ardhmen “, ka thënë ai.

Lexo poashtu:

Reagon Edita Tahiri, Serbia zhbllokon pikë-kalimin kufitar në Mutivodë (?)

Halimi: Pengesat për votim – diskriminim i shqiptarëve në Serbi

Tensionohet situata, Shqiptarët përplasen me policinë serbe

Pas pritjeve të gjata në pikë kalimin Mutivod, medvegjasit janë përplasur me policinë serbe, të cilët po arsyetohen se askush nuk mund të hyjë në Serbi për shkak se kanë probleme me sistem të regjistrimit.

Qytetarët të cilët janë nisur për të votuar në zgjedhjet lokale në Metvegjë, janë duke pritur në këtë pikë kufitare që nga ora 07:00 e mëngjesit. Ata janë tensionuar dhe kanë mësyrë kufirin për ta kaluar me dhunë por janë kthyer nga policia serbe.

Tensionohet situata, shqiptarët e Medvegjes tentojnë ta kalojnë kufirin me dhunë

Në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Mutivodë, situata është tensionuar.

Qytetarët medvegjas që nuk po lejohen që të kalojnë andej kufirit për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Medvegjë janë përplasur me policinë duke tentuar ta kalojnë kufirin me dhunë.

Qytetarët nga Kosova që ia kanë mësyrë Metvegjës për të votuar nuk po lejohen të hynë në Serbi. Kjo po ndodhë në pikë-kalimin Mutivod, pikë kjo e cila është e bllokuar nga dy anët.

Dhjetëra autobusë dhe vetura që kanë tentuar të hyjnë nga Serbia në Kosovë janë kthyer mbrapsht për në Serbi.

Kështu thonë, familjarët që kanë dal për t’i pritur të afërmit e tyre në pikë-kalimin Mutivod. Ata thonë se kolonat e automjeteve arrin deri në një kilometër.

Kolona e gjatë është edhe në pjesën e Kosovës, të cilët ia kanë mësyrë Medvegjës. Megjithatë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se Policia e Kosovës në bazë të detyrave dhe autorizimeve që ka, po kryen me kompetencë të gjitha detyrat e saj në funksionim të garantimit të lëvizjes së lirë.

Ai shtoi se ka informata që në pikën kufitare Mutivod, nga pala tjetër e kufirit ka pengesa të herë pas hershme në sistemin e regjistrimit për automjetet dhe personat, ku edhe po krijohen vonesa dhe pakënaqësi të personave që po lë vizin në atë pjesë.

Ata janë ndaluar nga Policia dhe janë kthyer sërish prapa.

Policia serbe bllokon shqiptarët në kufi. Ndalon të votojnë në Medvegjë!

Në komunën e Medvegjës, sot janë duke u mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, ndërsa mediat atje raportojnë se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë ndërsa po votohet me rend.

“Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe gjithçka po shkon sipas planit”, ka thënë për “Tanjugun”, sekretari i komisionit komunal zgjedhor, Ivan Kostiq.

Por sipas informatave, në pikën kufitare mes Prishtinës dhe Medvegjës, respektivisht mes Kosovës dhe Serbisë aktualisht janë duke pritur 28 autobusë me qytetarë që janë nisur për të votuar, mbi 150 vetura.

Në këto zgjedhje po marrin pjesë pesë lista zgjedhore – tri serbe e dy shqiptare, ndërsa janë të regjistruar rreth 10.500 votues, transmeton Koha.net.

Zgjedhjet lokale në Medvegjë janë shpallur nga presidentja e parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviq, pasi më 8 qershor, Qeveria serbe shpërndau Kuvendin Komunal të Medvegjës. Arsye për këtë vendim të qeverisë ishte, siç ishte thënë asokohe, fakti se nuk ishte mbajtur asnjë seancë e kuvendit komunal brenda afatit të paraparë ligjor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat