Kërkohet mbledhje urgjente e Qeverisë serbe për Asociacionin shqiptar në Preshevë

Lajme

Kërkohet mbledhje urgjente e Qeverisë serbe për Asociacionin shqiptar në Preshevë

Më: 13 shtator 2015 Në ora: 14:47

Kryetari i Partisë Popullore Serbe (SNP) Nenad Popoviq, ka thënë sot se Qeveria e Serbisë duhet të mbajë urgjentisht një takim dhe t’i dërgojë porosi serbëve dhe shqiptarëve se prioritet i shtetit është ruajtja e integritetit, sikurse edhe garantimi i kushteve për zhvillim ekonomik dhe bashkëjetesë të qetë mes serbëve dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Duke reaguar në lidhje me formimin e asociacionit të komunave shqiptare në Luginë, Popoviq ka thënë se qeveria serbe duhet të çrrënjos çdo tentim për separatizëm në Serbi përmes mjeteve politike e ligjore.

“Edhe njëherë kërkojmë reagimin e shpejtë dhe vendimtar nga autoritetet kompetente të Republikës së Serbisë dhe dënimin e këtij akti destabilizues ndaj shtetit të Serbisë që edhe shkel Kushtetutën e saj”, ka theksuar më tej Popoviq.

Ai ka kërkuar që të mos injorohet kjo çështje, ndërsa ka thënë se duhet të konsiderohet me vëmendjen dhe seriozitetin më të madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat