Tahiri i shkruan BE-së: Procesi i votimi në Medvegjë do dështojë!

Lajme

Tahiri i shkruan BE-së: Procesi i votimi në Medvegjë do dështojë!

Më: 13 shtator 2015 Në ora: 19:17

Kontrolle të shtuara nga ana Policisë dhe Ushtrisë serbe në zonën e Komunës së Medvegjës, po bëjnë që shumë shqiptarë nga Kosova të vonohen në procesin e votimit që po mbahet atje.
Madje, ka mundësi që disa prej tyre të mos mund votojnë fare meqë kanë mbetur edhe më pak se gjysmë ore deri në mbylljen e votimit.

Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, i ka shkruar një letër BE-së, ku ndër të tjera ka thënë se ky proces i votimit do të dështojë nëse nuk lejohen që të gjithë qytetarët të votojnë.

“Para pak çasteve ministrja Tahiri i ka shkruar një letër BE-së duke i paralajmëruar ata mes tjerash që ky proces zgjedhorë do të dështojë nëse nuk i mundësohet secilit qytetarë legjitim që të votojë”, ka thënë Dren Zeka, këshilltar i ministres Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat