Vatra akuzon qeverinë dhe policinë serbe për manipulime të zgjedhjeve ne Medvegjë

Lajme

Vatra akuzon qeverinë dhe policinë serbe për manipulime të zgjedhjeve ne Medvegjë

Më: 13 shtator 2015 Në ora: 20:05

Lëvizja Qytetare Vatra, ka përcjellë me vëmendje procesin e sotëm zgjedhor në Medvegjë duke akuzuar qeverinë dhe policinë serbe për manipulime dhe pengesa te zgjedhjeve ne Medvegjë.

Sipas Vatrës, Republika e Serbisë ka mobilizuar kufirin tej mase ku ka dërguar xhandar, ushtri e polici për të frikësuar popullatën shqiptare, me qëllimin kryesor kthimin mbrapa të tyre nga pritjet e stërgjatshme, vetëm e vetëm që shqiptarët të mos marrin pjesë në këto zgjedhje.

Kjo është edhe një dëshmi e radhës se shteti serb nuk është shtet demokratik që lejon lëvizjen e lirë për në proceset demokratike zgjedhore, e drejtë kjo e garantuar me konventa ndërkombëtare.

Andaj, Lëvizja Qytetare Vatra kërkon edhe njëherë nga shteti serb të respektoj marrëveshjen për lëvizje të lirë të qytetarëve sepse shihet qartë që duke penguar popullatën shqiptare të marrë pjesë në këto zgjedhje, ka dashur të inskenoj gjithë procesin zgjedhor në zgjedhjet e parakohshme lokale në Medvegjë dhe nënshkrimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë nga ana e saj është bërë vetëm sa për sy e faqe, thuhet në të njoftimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat