Rrëfimi i refugjatit sirian që u shqelmua nga kamermanja hungareze (Foto)

Lajme

Rrëfimi i refugjatit sirian që u shqelmua nga kamermanja hungareze (Foto)

Më: 13 shtator 2015 Në ora: 20:41

Refugjati sirian që është goditur nga kameramanja hungareze gjatë kalimit të kufirit në këtë vend, thotë se kurrë nuk do ta harroj atë.

Osama Abdel Muhsen Alghabab, po provonte të kalonte kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, shkruan Daily Mail, derisa ai u shqelmua nga Petra Laszlo, duke i shkaktuar atij edhe rrëzim bashkë me djalin e tij 7 vjeçar, Zaid.

Laszlo, është pyetur nga Mail Online në lidhje me këtë çështje, ku ai ka thënë se nuk do ta harrojë kurrë veprimin e kameramanes.

“Ka pasur mijëra njerëz derisa policia po na mbante ne. Në një moment, ai që po na udhëzonte erdhi dhe na tha se tani është momenti kur duhet të nisemi. Ishte një vend i vogël ku ia mësyen shumë njerëz. Gjithçka ishte kaotike dhe njerëzit po shtyenin njëri tjetrit”, ka përshkruar ai situatën.

“Në një moment, nuk e di se nga më erdhi, nuk e dija nëse ishte një kameraman apo një polic, por vetëm e pashë veten se kam rënë në tokë”, thotë ai.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat