Partia e Vuçiqit e shpall fitoren në Medvegjë

Lajme

Partia e Vuçiqit e shpall fitoren në Medvegjë

Më: 13 shtator 2015 Në ora: 22:16

Partia Përparimtare serbe (SNS) e kryeministrit Aleksandar Vuçiq e ka shpallur fitoren në zgjedhjet lokale në Medvegjë.

“Fitoja e sotme bindëse e SNS-së është tregues i vazhdimit të pranverës edhe në këtë pjesë të Serbisë me vet faktin se qytetarët i dhanë besim përparimtarëve”, ka thënë Marko Gjuriq, zyrtar i kësaj partie.

Sipas tij, me fitoren e SNS-it do të përfitojnë të gjithë në këtë pjesë.
Kryetari i komisionit komunal zgjedhor, Zoran Radenoviq ka thënë për Tanjug se sipas rezultateve të para, SNS udhëheqë bindshëm.
Ende nuk ka informacione për rezultatin e partive shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat