Shqiptarët në Medvegjë marrin 25 për qind të votave, fiton SNS e Vuçiqit

Lajme

Shqiptarët në Medvegjë marrin 25 për qind të votave, fiton SNS e Vuçiqit

Më: 13 shtator 2015 Në ora: 23:03

Nënkryetari i Partisë Përparimtare serbe (SNS), Nebojsha Stefanoviq ka njoftuar sonte se lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiq – SNS-SPS-PUPS” i ka fituar 60 për qind të votave në zgjedhjet lokale të mbajtura sot në Medvegjë.
Ai në një konferencë për media, ka thënë se bëhet fjalë për rezultate preliminare.

Stefanoviq ka thënë se kjo listë i ka fituar 60 për qind të votave, e kjo sipas tij, është 80 për qind e trupit zgjedhor serb.

Ai ka shtuar se lista tjetër zgjedhore “Lista e qytetarëve” ka fituar rreth 30 për qind, kurse Partia Demokratike (DS) ka fituar ndërmjet 3 dhe 4 për qind, kurse dy listat zgjedhore shqiptare kanë arritur përqindje të votave ndërmjet 24 dhe 25 për qind.

Sipas tij, shumë qytetarë kanë tentuar të votojnë pa dokumente të Serbisë, duke folur për shqiptarët që sot nga Kosova kanë udhëtuar në numër të madh për të votuar në Medvegjë.

“Kemi pasur kësaj herë 230 vota më shumë të shqiptarëve sesa numri maksimal që ka votuar deri me tash. Ata janë sjellë që ta transmetojmë mesazhin se Asociacioni i komunave shqiptare është realitet politik”, ka thënë Stefanoviq.

Sipas tij “është realitet se Medvegja është komunë serbe, se ndodhet në Serbi dhe se mbrohen interesat nacional.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat