​Tragjedi e re në det, vdesin 22 refugjatë

Lajme

​Tragjedi e re në det, vdesin 22 refugjatë

Më: 15 shtator 2015 Në ora: 13:44

Së paku 22 refugjatë, në mesin e tyre edhe katër fëmijë kanë humbur jetën në bregdetin turk kur anija është fundosur derisa ishte duke lundruar për ishullin Kos në Greqi.

Rojet bregdetare kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur të shpëtojnë 211 njerëz, të cilët gjendeshin në anije .

Agjencia turke Dogan nuk ka specifikuar origjinën e refugjatëve.

Operacioni i shpëtimit ende është duke vazhduar dhe shpëtimtarët edhe më tej po tentojnë të gjejnë të mbijetuarit.

Anija është fundosur sot rreth orës 6 të mëngjesit në ujërat e detit Egje, bëjnë të ditur mediat turke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat