​Përleshen policët dhe refugjatët sirianë në kufirin Hungari-Serbi (Foto)

Lajme

​Përleshen policët dhe refugjatët sirianë në kufirin Hungari-Serbi (Foto)

Më: 16 shtator 2015 Në ora: 18:32

Qindra refugjatë sirianë të cilët janë grumbulluar në pikën kufitare pranë qytetit Horgos të Serbisë, janë përfshirë në një përleshje të tensionuar me policinë hungareze në anën tjetër të kufirit.

Policët hungarezë kanë filluar të gjuajnë gaz lotsjellës dhe topa uji drejt refugjatëve për t’i detyruar ata të kthehen prapa nga kufiri Serbi-Hungari.

Por, në anën tjetër edhe emigrantë hodhën objekte, duke përfshirë edhe gurë dhe shishe me ujë në drejtim të policëve, pasi që ata me çdo kusht dëshirojnë të arrijnë Gjermanin nëpërmjet Hungarisë.

Sipas raportimeve të medieve të huaja, nga kjo përleshje disa persona tani janë duke marrë shërbime mjekësore nga ambulancat e Serbisë, për shkak se vuanin nga efektet e gazit lotsjellës, ndërsa raportohet se një djalë i ri kishte një këmbë të përgjakshme.

Kjo pikë e kalimit, përveç refugjatëve sirianë, është përdorur edhe nga dhjetëra mijëra emigrant që kanë tentuar përmes sajtë hyjnë në zonën e Shengenit të Evropës, e cila lejon njerëzit të udhëtojnë midis vendeve anëtare pa kufizime.

Por, Hunga ria të martën ka mbyllur kufirin e saj, pas miratimit të ligjeve të reja të cilat ndalojnë hyrjen e refugjatëve në vend, ose dëmtimin e një gardhi kufitar. Përveç kësaj, gjykatat hungareze tanimë veç kanë nisur gjyqe të përshpejtuara për emigrantët e arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat