Kryebashkiaku francez-refugjatit: Nuk je i mirëpritur në këtë qytet (Video)

Lajme

Kryebashkiaku francez-refugjatit: Nuk je i mirëpritur në këtë qytet (Video)

Më: 17 shtator 2015 Në ora: 20:26

Një kryebashkiak në Francë ka shkaktuar zemërim në vendin e tij, pasi u filmua duke i thënë një refugjati sirian se nuk është i mirëpritur në vendin e tij. Robert Menar, kryetar i Bashkisë së Beziers, shihet në video i shoqëruar me policinë, që dëbon nga shtëpia refugjatin.
62-vjeçari, kishte me vete edhe një përkthyes, kur u tha refugjatit: “Ju nuk jeni i mirëpritur në këtë vend. Keni ardhur në këtë apartament duke thyer dyert”.
“Ju jeni duke vjedhur ujin. Për këtë ujë njerëzit paguajnë, por ju thjesht po e vidhni rrymën dhe ujin. Nuk lejohet që thjesht të vini dhe të futeni në një apartament pa lejen e askujt” – i ka thënë sirianëve kryebashkiaku Menar refugjatit.
Ndërkohë që Evropa po përballet me fluksin më të madh të emigrantëve, politikani francez tha se emigrantët do të ishin të mirëpritur nëse do të silleshin mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat