Të majtët në BE: SHBA përgjegjëse për fluksin e refugjatëve

Lajme

Të majtët në BE: SHBA përgjegjëse për fluksin e refugjatëve

Më: 20 shtator 2015 Në ora: 10:53

Kancelari austriak, Werner Faymann, zëvendëskancelari gjerman. Sigmar Gabriel dhe kryeministri suedez, Stefan Löfven, kanë kërkuar 5 miliardë dollarë “ndihma” nga vendet e gjirit dhe SHBA-së për të tejkaluar krizën e refugjatëve gjatë dimrit. Kjo erdhi në një konferencë të përbashkët të të majtëve në Vjenë.
“Europa ka bërë detyrën e saj, tani duhet të bëjnë pjesën e tyre edhe vendet arabe e SHBA-ja,” tha mes tjerash socialdemokrati, Gabriel.
Ai shtoi se në këto kohë, pavarësisht gardheve me tela, askush nuk mund të ndalojë fluksin e refugjatëve. Ai gjithashtu shtoi se vendet fqinje të Sirisë duhet të ndihmohen më seriozisht për trajtimin e tejkalimin e krizës me refugjatët.

Gabrieli kujtoi edhe luftën e Irakut, ku sipas tij “intervenimi amerikan atje, solli përgjithësisht destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe fluksin e tanishëm.”

Europa ka kërkuar shtimin e 1 miliardw dollarësh ndihma për refugjatët, por sipas tyre kjo shumë është e vogël karshi fluksit të madh./Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat