Tifozët serbë me flamur para "Elbasan Arena"

Lajme

Tifozët serbë me flamur para "Elbasan Arena"

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 11:38

Grupi i tifozëve të Partizan Beogradit, "Grobari-Varrmihësit", kanë publikuar një foto para stadiumit të Elbasanit, "Elbasan Arena".

Tre tifozë serbë shihen me stemën e tifozerisë së tyre e cila përmban elemente provokuese, ndërsa janë fotografuar duke ngritur tre gishta.

Fytyrat e tyre janë mbuluar në mediat serbe, ndërsa këta tifozë kanë garantuar se do të jenë sot në stadium për të përkrahur kombëtaren serbe.

Shqipëria sonte me fillim në ora 20:45 do të takohet me Kombëtaren serbe në kuadër të xhiros së parafundit të kualifikueseve për Evropianin “France 2016”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat