Autobusi serb i drejtohet stadiumit (Video)

Lajme

Autobusi serb i drejtohet stadiumit (Video)

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 18:50

Pak orë para fillimit të ndeshjes (20:45) mes Shqipërisë dhe Serbisë, mijëra tifozë i janë drejtuar qytetit të Elbasanit për të ndjekur nga afër Kombëtaren shqiptare të futbollit, ndërkohë që shumë të tjerë kanë ndezur atmosferën në qytetet kryesore të vendit.

Tifozët kanë filluar të zënë vendet e tyre në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërkohë që pritet edhe mbërritje e Kombëtares serbe në dhomat e zhveshjes. Gazetarët e “Panorama” raportojnë se autobusi i Kombëtares serbe ka kaluar tunelin Tiranë-Elbasan dhe po i drejtohet stadiumit nën masa të forta sigurie.

Autobusi serb drejt Elbasanit

#VIDEO - Autobusi i lojtarëve serbë rrugës për në Elbasan

Posted by Gazeta Panorama Online (live updates) on Thursday, 8 October 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat