Gënjeshtrat serbe: Ja kush është zemra e Serbisë, jo Kosova! (Foto/Video)

Lajme

Gënjeshtrat serbe: Ja kush është zemra e Serbisë, jo Kosova! (Foto/Video)

Më: 8 tetor 2015 Në ora: 19:20

Elbasani është sot në qendër të vëmendjes për serbët dhe shqiptarët sepse atje do të zhvillohet ndeshja e futbollit mes dy vendeve. Megjithatë, ajo që nuk dinë shqiptarët sipas gazetës “Kurir” online është se ky qytet në të vërtetë është shumë i rëndësishëm për historinë e Serbisë. Që do të thotë se në Manastirin e Elbasanit që prej 1381-shit, ndodhen eshtrat e Shën Gjon Vladimirit, shenjtori i parë serb, festa e të cilit mbledh shumë besimtarë.

Elbasani sipas Kurir ka një histori të gjatë të krishtërimit, pasi deri përpara 519 vjetësh Elbasani ishte një qytet garnizon, një qendër e krishterë dhe selia e një peshkopi, si dhe jashtë mureve të qytetit kishte të ndërtuara kisha dhe bazilika.

Shumë më vonë në luginën e Pazhokut, rreth 25 km në jug-perëndim të Elbasanit, sipas Kurir, është zbuluar një nekropol i madh me dëshmi dhe mbetje të periudhës së bronzit dhe periudhës së parë të hekurit. Eshtrat e shenjtorit dhe princit serb Vladimir, ruhen sot në një manastirin ortodoks të Shën Gjonit në Elbasan, shkruan “Kurir”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat