10 arsyet pse Shqipëria do fitojë sigurt ndaj Armenisë

Lajme

10 arsyet pse Shqipëria do fitojë sigurt ndaj Armenisë

Nga: Fitim Dika Më: 9 tetor 2015 Në ora: 22:55

Pavarësisht humbjes së dhimbshme të ekipit shqiptar ndaj atij serb, shpresa nuk ka vdekur. Një fitore të Dielën, 18.00, do e dërgonte në kualifikim direkt Shqipërinë në Kampionatin Europian, që do mbahet gjatë Qershor-Korrikut të vitit të ardhshëm në Francë.

Më poshtë, Bota sot, u sjell 10 faktet se pse Shqipëria do (duhet) të fitojë sigurt në Jerevan, të Armenisë.

1. Armenia mban vendin e 91 në rangimit e tanishëm të FIFA-s, ndërsa Shqipëria të 32. Armenia ka pasur vendin më të lartë të 30, ndërsa Shqipëria të 22. Statistikat janë me ne!

2. Islanda dhe Irlanda e Veriut janë shtete që kualifikohen për herë të parë në një kompeticion futbollistik. Pse jo edhe Shqipëria me Velsin?

3. Shqipëria ka motivimin maksimal pasi ndeshja e fundit është për “jetë a vdekje”, ndërsa Armenia luan vetëm për të kaluar “punët administrative të UEFA-s”.

4. Shqipëria dhe Armenia kanë luajtur 4 ndeshje ku Shqipëria ka dalë me dy fitore, një barazim dhe një humbje. Dy ndeshjet e fundit i ka fituar Shqipëria, atëherë pse jo edhe ndeshjen vendimtare!
5. Të gjitha bastet sportive nxjerrin Shqipërinë fituese.

6. Fitorja më e madhe e ekipit armenas ka qenë 4:0, ndërsa fitorja më e madhe e ekipit shqiptar ka qenë 6:1 dhe 5:0 ndaj Qipros dhe Vietnamit respektivisht.

7. Shumë ekipe gjigande botërore si Gjermania, Hollanda akoma nuk janë kualifikuar dhe rrezikojnë play-offin, pse të mos ndodh kjo me grupin I me Danimarkën.

8. Shqipëria ka shumë herë më tepër tifozë të kombëtares sesa Armenia. Mjafton të shikoni koreografinë dhe stadionet kur luajnë dy ekipet, brenda dhe jashtë.

9. Shqipëria fitoi jashtë Portugalinë dhe brenda Francën. Pse të mos fitojë edhe ndaj Armenisë kur ka shumë më tepër arsye sesa dy ndeshjet e mëparshme dhe kur dihet se Armenia ka humbur ndaj dy ekipeve të lartëpërmendura?

10. Shqipëria ka më shumë eksperiencë! Ndeshja e parë e saj ka qenë në 1946, ndërsa e Armenisë në 1992.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat