​Preshevë: Refugjatët e lagur, të strehuar pa rrymë

Lajme

​Preshevë: Refugjatët e lagur, të strehuar pa rrymë

Më: 10 tetor 2015 Në ora: 20:13

Koha e keqe por edhe mungesa e rrymës kanë vështirësuar situatën në qendrën pranuese për refugjatë në Preshevë, të cilëve u duhen rroba dhe këpucë për kohë të ftoftë.

Siç ka thënë sekretari i Kryqit të Kuq në Preshevë Ahmet Halimi numër i madh i refugjatëve nga vendet e Lindjes së Mesme vazhdojnë të arrijnë në Preshevë.

“Situatën e ka vështirësuar shiu dhe mungesa e rrymës, të cilën nuk e kemi qe tri orë. Por po mundohemi t’u ndihmojmë. Mbrëmë kemi ndarë rreth 3 mijë racione ndërsa sot rreth 1500”, ka thënë Halimi për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Ai ka shtuar se refugjatëve u është siguruar kulm mbi kokë kur të arrijnë në Preshevë, ndihmë mjekësore dhe ushqim, por rrobat e tyre janë kryesisht të lagura nga shiu.

“Apeloj tek njerëzit që duan të dhurojnë rroba, t’i sjellin ato që janë për mot të ftoftë”, ka thënë Halimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat