Pyet Zhbogar: Si e kuptojnë sundimin e ligjit deputetët që nuk i përgjigjen thirrjes së Prokurorit?

Lajme

Pyet Zhbogar: Si e kuptojnë sundimin e ligjit deputetët që nuk i përgjigjen thirrjes së Prokurorit?

Më: 2 nëntor 2015 Në ora: 21:48

Zhbogar ka thënë se ai nuk mund ta kuptojë se si një deputet nuk i përgjigjet thirrjes së Prokurorit.
Ai ka thënë se kur Prokurori kërkon të përgjigjeni në disa pyetje, deputetët duhet të jenë shemubll i mirë për këtë. Këto deklarata ai i bën duke folur për situatën e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe ftesën e Prokurorisë ndaj disa deputetëve të opozitës.

“Mendoj se janë të panevojshme pasiqë nuk shoh rezultate të mira për Kosovën. Kur një deputet i Parlamentit thotë se nuk do ta respektojë urdhërin e Prokurorit atëherë pyetja është se si e kuptojnë ata sundimin e ligjit”, thotë ai.

Zhbogar: Opozita lëshoi mundësinë që ta votojë një hap të rëndësishëm të Kosovës drejt Europës

Përfaqësuesi i BE’së në Kosovë, Samuel Zhbogar thotë se nënshkrimi i MSA’së mes Kosovës dhe BE’së është një lajm i mirë dhe se kjo është kontrata e parë e marrëdhënieve mes të dyja palëve.

Në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës, Zbogar ka thënë se ky është një fillim i marrëdhënieve shumë të rëndësishme mes Kosovës dhe BE’së.

“Mendoj se është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën dhe BE’në. Është një lajm përfundimisht i mirë. Kemi pritur kohë të gjatë për kontratë të parë të marrëdhënieve midis nesh. Kemi filluar bisedimet në vitin 2011 dhe më pas ka pasur shumë diskutime brenda BE’së por tani kemi marrëveshjen dhe tani kemi ratifikimin sot në Kuvend. Po ky është fillimi i një marrëdhënie shumë të rëndësishme”, thotë Zbogar.

Ai ka thënë se opozita do të duhej të ishte prezentë edhe gjatë votimit të MSA’së sepse ky është një hap i madh i Kosovës drejt Europës, i cili duhet ta ketë mbështetjen e opozitës.

“Para se gjithash isha i kënaqur që opozita ishte në Kuvend. Mendoj se ishte shumë mirë t’i shohim prapë deputetët e Parlamentit së bashku. U inkurajova se ne kauzën europiane të Kosovës të gjithë të bashkohen dhe ta përkrahin atë. Fatkeqësisht opozita doli edhe pse sipas fjalimeve mendova se do të votonin pro. Mendoj se është një mundësi e lëshuar sepse të gjithë e duan një të ardhme europiane për Kosovën. Do të ishte mirë që edhe ata të ishin prezent gjatë votimit”, ka thënë Zhbogar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat