​Serbia lanson faqe interneti kundër Kosovës në UNESCO

Lajme

​Serbia lanson faqe interneti kundër Kosovës në UNESCO

Më: 3 nëntor 2015 Në ora: 12:44

Autoritetet serbe kanë vazhduar fushatën kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duke e lansuar një faqe interneti.

Pas postimit të disa filmave në internet rreth krimeve, siç ata i kanë quajur të “terroristëve shqiptarë” në Kosovë, uebfaqja nokosovoinunesco.com është aktivizuar online, duke i dokumentuar mesazhet urrejtëse ndaj serbëve, kishat, varret e shkatërruara dhe veturat e djegura.

Fushatës iu ka bashkangjitur edhe presidenti serb Tomislav Nikoliq, duke apeluar tek populli serb që ta shpërndajnë të vërtetën për Kosovën nëpërmjet postimit online në rrjete sociale.

“Derisa ajo që është e jona po debatohet në Paris, ne nuk mund të rrimë të qetë nëpër shtëpitë tona dhe në mënyrë naive të besojmë se e vërteta do të fitoj vetëvetiu, pa përpjekjet e ndonjërit nga ne – ne mund të bëjmë diçka, sado e vogël që mund të duket”, ka thënë Nikoliq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat