Presheva përshëndet MSA e Kosovës

Lajme

Presheva përshëndet MSA e Kosovës

Më: 3 nëntor 2015 Në ora: 13:29

Pavaresisht se Prishtina zyrtare nuk ka pershëndetur zyrtarisht AKSH-në, qytetaret e Kosoves Lindore i gezohen cdo suksesi apo hapi progresiv ne Kosovë, prandaj edhe Presheva uron dhe përshëndet Kosovën për MSA njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Kështu kryetari i PVD – së njëherit deputeti Riza Halimi ka përgëzoi sot udhëheqjen më të lartë të Kosovës me rastin e ratifikimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim në Parlamentin e Kosovës, duke e vlersuar këtë vendim si akt shumë të rëndësishëm për rrugën evropiane të Kosovës.

Në këtë urim nga Presheva theksohet rëndësia e posaçme e përkushtimit maksimal të gjitha institucioneve të Kosovës në përshpejtimin e integrimeve evropiane si parakusht për zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.

Njëkohësisht u potencua me këtë rast edhe përfitimi që do t’i mundësohet edhe Luginës së Preshevës në kuadër të shfrytëzimit të IPA fondeve të Unionit Evropian për bashkëpunim ndërkufitarë dhe rajonal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat