Vijnë përkrahjet për UNESCO

Lajme

Vijnë përkrahjet për UNESCO

Më: 3 nëntor 2015 Në ora: 22:59

Ministër i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, ka njoftuar se ka marrë një letër përkrahëse që Kosova të anëtarësohet në UNESCO, nga kryetari i Organizatës myslimane në Indonezi, Muhammadiyah.
Zëvendëskryeministri dhe njëherit ministri i punëve të jashtme Thaçi, këtë lajm e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social facebook.
Në vijim gjeni postimin e plotë të tij:
Fushata jonë po fiton përkrahje nga shumë anë të botës. Kryetari i organizatës më të madhe muslimane në botë Muhammadiyah në Indonezi, që numron 30 milionë anëtarë - sapo dërgoi një letër të fuqishme të përkrahjes për Kosovën në UNESCO. HTH/R.Emini

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat