Egjiptianët e Kosovës i kërkojnë Egjiptit mbështetje për UNESCO

Lajme

Egjiptianët e Kosovës i kërkojnë Egjiptit mbështetje për UNESCO

Më: 5 nëntor 2015 Në ora: 07:23

Në kuadër të lobimit për pranimin e Kosovës në UNESCO, votimi i së cilës pritet të ndodh me datën 09.11.2015 në Asamblen e Përgjithshme , unë si kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane të Kosovës – PLE , dhe deputet dhe përfaqësues i komunitetit egjiptian në parlamentin e Kosovës duke e mbështetur fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në UNESCO kam kërkuar votën Pro nga shteti i Egjiptit ku me këtë rast i jam drejtuar me një letër z. Mohamed Sameh Amr, ambasador dhe i deleguari përmanent i shtetit të Egjiptit në UNESCO. Me anë të kësaj shkrese z.Sameh e kam njoftuar se vota Pro ndaj pranimit të Kosovës në UNESCO është votë të cilën edhe komuniteti Egjiptian i Kosovës e mirëpret dhe kjo votë garanton se futja e Kosovës në UNESCO është e drejtë legjitime dhe e pakontestueshme . Nëpërmjet kësaj letre e njoftuam z.ambasador se edhe ne si komunitet jo – shumicë në Kosovë dhe si shoqëri në tërësi kemi nevojë për mundësi në edukim , shkencë, kulturë, liri të shprehjes dhe e gjitha kjo nuk mund të arrihet nga izolimi por nga gjithëpërfshirja .

Ja letra e plotë

Për: Mohamed Sameh Amr, Ambasador dhe Delegat Permanent I Egjiptit në UNESCO
Nga: Veton Berisha, Deputet I Kuvendit të Kosovës, Partia Liberale Egjiptiane
E Hënë, 2 Nëntor 2015
Shkëlqesia juaj,
Unë jam Veton Berisha, Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Përfaqësoj komunitetin Egjiptian të Kosovës, një grup etnik I vogël por shumë aktiv të cilët rrugëtuan nga Egjipti dhe u vendosën në Kosovë gjatë kohërave të lashta. Ne kemi një subjekt politik të quajtuar Partia Liberale Egjiptiane, jemi një grup etnik i pranuar nga kushtetuta e shtetit të Republikës së Kosovës dhe kemi një vend të garantuar në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Më lejoni të ju informojë që qështja e antarësimit së Kosovës në UNESCO është përcjellë shumë nga qytetarët kosovarë nga të gjitha grupet etnike dhe religjioze. Kemi vuajtur nga lufta, shtypja, pasiguria ekonomike dhe politike, mirëpo që nga pavarësia e Kosovës, grupet etnike kanë pranuar rritje gjeneroze të të drejtave kushtetuese, të propozuara nga Presidenti i dërguar nga Kombet e Bashkuara Marti Ahtisaari. Ne I kemi përdorur këto beneficione të arrijmë përfaqësimin tonë në Parlamentin e Kosovës. Në këtë mënyrë unë mund të konfirmoj që anëtarësimi I Kosovës në UNESCO është I padiskutueshëm sa I përket mbështetjes së komunitetit Egjiptian të Kosovës. Ne kemi nevojë për mundësi në edukim, shkencë, kulturë, liri të shprehjes dhe e gjitha kjo nuk mund të arrihet nga izolimi mirëpo nga gjithëpërfshirja. Lus për mbështetjen tuaj në pranimin e Kosovës me votën tuaj për anëtarësim. Egjipti, shteti ynë I dashur duhet të jetë në anën e drejtësisë dhe bashkëpunimit. Ju ftoj që të vizitoni Kosovën dhe të jeni dëshmitar vetë për progresin e shtetit tonë. Kam lexuar që Qeveria Serbe është fokusuar në propaganda agresive kundër Kosovës. Kjo është padrejtësi e madhe ngase Kosova ishte viktimë e agresionit serb për shumë kohë dhe tani ne duhet të ndëgjojmë fjalë penduese dhe dialog nga ana e tyre e jo fjalë akuzuese e agresive. Jam I gatshëm për qfarëdo pyetje që mund të keni për komunitetin tonë, Kosovën apo pyetje më të thella.
Veton Berisha, Deputet

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat