Zyra e jashtme gjermane mbështet Kosovën drejt UNESCO-s

Lajme

Zyra e jashtme gjermane mbështet Kosovën drejt UNESCO-s

Më: 6 nëntor 2015 Në ora: 15:46

Zyra për Punë të Jashtme e Gjermanisë përmes një cicërime në Twitter i ka dhënë mbështetje anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duke e mbështetur deklaratën e përbashkët të SHBA-së, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe në përkrahje të Kosovës për anëtarësim.

“Ne e mbështesim anëtarësimin e Kosovës në UNESCO”, shkruhet në llogarinë zyrtare të zyrës së jashtme gjermane të bashkangjitur me linkun e deklaratës së përbashkët të tri vendeve.

Në prag të votimit në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s për anëtarësimin e Kosovës në agjencinë e OKB-së, janë shtuar zërat në përkrahje të Kosovës, derisa Serbia në anën tjetër zhvillon një fushatë të gjerë diplomatike institucionale kundër synimeve të Kosovës për anëtarësim.

Sot, ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Parisi ka konfirmuar të hënën e ardhshme si ditën kur do të votohet për Kosovën.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat